Analisti Ermal Hasimja, i ftuar në “Studio 24”, e ka cilësuar qëndrimin e deputetes socialiste Elisa Spiropalit si pozitive për Partinë Socialiste.
Hasimja u shpreh se deklarimet dhe lëvizjet e Spiropalit duhen parë në kuadër të një përpjekjeje për të rishikuar raportet e pushtetit brenda PS-së. Sipas tij, në këtë proces mund të ndikojnë si motive politike ashtu edhe interesa personale, duke kujtuar edhe ndryshimet e qëndrimeve të saj ndër vite.
“Është pozitive në vlerë absolute, sepse i jep mundësi PS-së të trajtojë një kritikë që vjen edhe nga jashtë, atë të perceptimit si një strukturë monolite që lëviz vetëm sipas urdhrave të kryetarit,” u shpreh Hasimja.
Ai shtoi se figura të tilla brenda partisë, përfshirë edhe Erion Braçen në qëndrimet e tij të fundit, mund të kontribuojnë në hapjen e debatit të brendshëm politik dhe në mënyrën se si merren vendimet brenda PS-së.
Sipas Hasimes, përballja me kryeministrin kërkon guxim politik dhe në këtë kontekst, qëndrimi i Spiropalit duhet vlerësuar si një element që i sjell, sipas tij, dobi vetë Partisë Socialiste.
Ermal Hasimja: Është një përpjekje për ristrukturimin e raporteve të pushteetit brenda PS. Motivet nga vjen, interesi personal është aty i rëndësishëm, i kemi parasysh qëndrimet e Spiropalit ndaj “Skënderbeut”, Ramës dhe ndryshimii qëndrimit tani, kur largohet nga posti i ministres.
Nga ana tjetër, është pozitive e marrë në vlerë absolute sepse i jep mundësi PS të trajtojë një kritikë që e bëjnë dhe njerëzit jashtë, atij të një guri të rëndë monolitik që lëviz me urdhër dhe në frekuencën e kryetarit.
Ky është një rast për PS që në një mënyrë ta ndërmarrë këtë lloj debati apo diskutim, dhe këtu është roli pozitiv në atë që thotë Spiropali deri diku pse jo dhe qëndrimi që ka mbajtur Erion Braçes kohët e fundit, në përpkje për tju imponuar Ramës për ta kandiduar në Tiranë.
Të dyja figurat janë bashkë në një logjkë.
Nëse përjashymi dhe këtu është positive duhet vlerësuar dhe i bën mirë PS. T’i dalësh përballë kryeministrit do shumë guxim. Spiropali po bën të kundërtën.
Ky lloj qëndrim i Spiropalit duhet vlerësuar dhe I bën mirë PS. Ti dalësh para kryeministrit, do goxha guxim.
