Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me gjuhën e ashpër e jo etike që politikanët tanë përdorin në Kuvend.

Gazetari Denis Dyrnjaja, u shpreh se Parlamenti është kthyer në një spektakël humori, ndërsa politikanët bëjnë garë se kush bën metaforën më të bukur.

Ndërkohë deputetja e opozitës Flutura Açka, tha se një nga plagët më të mëdha të politikës shqiptare, është se në Kuvend shahet për të mos dhënë llogari.

Pjesë nga diskutimi:

Denis Dyrnjaja: Garë kur reciton më bukur, garë kush është metaforisti më i lezetshëm.

Flutura Açka: Aty nuk recitohet, por shahet që të mos jepet llogari. Kjo është plaga e politikës shqiptare

Dyrnjaja: Për 30 vite nuk u arrit të bëhet politika nga profesionistët por jemi në parapolitikë me amatorë që nuk do të na dërgojnë dot kurrë në politikë, aty nuk diskutohet por gjithçka kthehet në një arenë.
Vetëm për ligjin, thelbësoren nuk flitet. A është folur ndonjëherë në Parlament për kohën, për bujqit, trafikun, për kohën në tërësi. Në Parlament njerëzit e ndjekin vetëm si e shau e si e fyeu dhe kush e kishte batutën më të bukur. Merren me njëri tjetrin e jo me substancën. Në korridoret politike thuhet nëse Rama do të të ngrejë, të ngre duke të kthyer reston e të ktheu debatin. Po të përfilli ai me cinizmat e tij pra fiton pikë politike.

Njerëzit kanë fituar kush i tha batutat, qeros, thuthuq, ti nuk flet dot, kemi politikë apo Portokalli në Parlament. Politika është kthyer në spektakël

Açka: Media ka faj që i ka dhënë kaq hapësirë politikës.

Dyrnjaja: Politika është thelbi për zgjidhjen e gjërave por a bëjmë dot politikë?

Açka: Të flasim për gjuhën pastaj për politikën

Dyrnjaja: Rama do dukej shumë keq nëse opozita do i përgjigjej me një gjuhë tjetër. Pse mos ishte e gjithë opozita si ju. Kemi një garë me njëri tjetrin kush sfidon Ramën nga vendi.

Açka: Secili ka mënyrën tonë të të bërit politikë. Ishte turp i madh ajo që ka ndodhur atë ditë. Ka qenë diversion edhe ndaj të majtës vetë, jo vetëm Parlamentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb