Qeveria ka propozuar Mimoza Kaçin për të drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Kaçit, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit”.

Në mbledhjen e qeverisë është vendosur ndryshimi i kryetarit të Autoritetit të Aviacionit Civil Dritan Gjonbalaj i cili do të zëvendësohet me Lilika Radovica.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.53/2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Në pikën 1, të vendimit nr.221, datë 12.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, z. Dritan Gjonbalaj, kryetar, zëvendësohet me znj. Lilika Radovica”, thuhet në vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: