E rëndë është ajo që ka ndodhur në Rusi. Kufoma e një modeleje ruse është gjetur e copëtuar dhe e vendosur brenda një valixheje.

The Sun shkruan se modelja është gjetur një viti pasi ishte zhdukur. 23-vjeçarja Greta Vedler, kishte kritikuar sistematikisht Putinin, duke e cilësuar si “psikopat”. Por në fakt vrasja nuk ka të bëjë me këtë fakt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bëhet e ditur se vrasjen e ka kryer ish- i dashuri i saj, Dimitry Korokvin. Ai ka thënë se e ka mbytur për vdekje pas një grindjeje për paratë në Moskë që nuk kanë lidhje me pikëpamjet e saj politike dhe analizën e mendjes dhe motiveve të Putinit.

Ndër të tjera ai u tha hetuesve se kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me kufomën e saj, të cilën e vendosi në një valixhe të sapo blerë, teksa më pas ai e çoi trupin 300 milje në rajonin e Lipetsk dhe e la në bagazhin e një makine për më shumë se një vit.

Mësohet se i dashuri i viktimës me gjakftohtësi vazhdoi të postonte foto dhe mesazhe në rrjetet sociale të modeles, për t’i bërë miqtë të besonin se ajo ishte ende gjallë, u tha ai detektivëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: