SARANDË

Zbulohet identiteti i 62-vjeçari që humbi jetën dje në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj.

Mësohet se viktima është 62-vjeçari Gëzim Redhi, pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

Redhi (2)
Redhi (2)

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1, Ksamil, ku Redhi ka një shtëpi të vogël për pushime verore dhe 2 rrënjë ullinj, të cilat po i mblidhte me familjarë të tjerë.

Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb