Anglia fitoi 5-1 kundër Malit të Zi. Një sukses neto, por rezultati ka dalë në plan të dytë dhe të gjithë flasin për racizmin me të cilin lojtarët me ngjyrë të skuadrës britanike u përballën në stadiumin e Podgoricës. Mediat angleze kanë nisur menjëherë sulmin, duke cituar si fillim trajnerin Gareth Southgate, që menjëherë pas ndeshjes ka kërkuar nga delegatët e UEFA-s të shënojnë në protokoll koret raciste të tifozëve vendas.

“E gjithë kjo nuk mund të pranohet. Ne prseim që UEFA të marrë masa”, ka thënë tekniku. Edhe dëshmitë e “viktimave” si Danny Rose, Hudson-Hoddoi apo Sterling janë drithëruese. “Sa herë preknim topin, tifozët në tribuna bënin si majmunë”, është shprehur sulmuesi i Çelsit. Pasi rrëfejnë atë që përjetuan lojtarët në fushë, mediat në Angli bëjnë të ditur se vendimi më i drejtë do të ishte tërheqja e skuadrës dhe bojkotimi i sfidës. Edhe kritikat ndaj UEFA-s nuk kanë doza më të pakta.
“Lojtarët duhet të mbrohen. Mali i Zi mund të dënohet me gjobë dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Duhen penalizime më të rënda”, shkruan “Daily Telegraph”. Ndërkohë, edhe qeveria europian e futbollit ka njoftuar nisjen e një hetimi disiplinor në dëm të Malit të Zi, që rrezikon të luajë pa tifozë deri në fund të këture eliminatoreve.
(balkanweb)