Raketat ruse kanë goditur portin jugor të Ukrainës, Odesa, vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje që do të lejonte rifillimin e eksporteve jetike të grurit nga rajoni.

Serhii Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të Odessa, tha se dy raketa goditën infrastrukturën e portit. mTë paktën gjashtë shpërthime u dëgjuan në Odesa, sipas anëtarit të parlamentit ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

Sulmi vjen një ditë pasi ministrat nga Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në Stamboll, për të lejuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi ukrainas që synojnë lehtësimin e krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta.

“Kjo është gjithçka që duhet të dini për “marrëveshjet” me rusët. Shpërthime në portin detar të Odesa. Një ditë pasi u nënshkrua marrëveshja me Turqinë dhe OKB për rieksportin e drithit të Ukrainës sipas të cilit Rusia është angazhuar për të mos bombarduar portin”, shkroi në Twitter anëtarja e parlamentit ukrainas Solomiia Bobrovska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb