Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se më 25 prill, PS do të fitojë 74 deri 78 mandate.

Rama theksoi se Basha nuk është lider. Kreu i qeverisë nënvizoi se lideri i PD-së ka karakter të dobët, duke shtuar se është vënë në shërbim të projektit të Berishës.

“Akuzat e ngritura në Kavajë ishte kthim mbrapa, ishte dalje në origjinë. Ishte ilustrim i shprehjes ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Lulzim Basha nuk është lider, se një lider nuk bën këto. Basha është një karakter i dobët, që është vënë në shërbim të projektit të Berishës.

Basha është midis Berishës dhe Metës. Kjo sepse nuk është rastësi që doli me Kryemadhin në Kombinat. Po, ftesa ime për bashkëpunim me Bashën qëndron, këto nuk përjashtojnë bashkëpunimin. Ne do të fitojmë zgjedhjet vetëm. Ne do të marrim 74 deri 78 mandate më 25 prill. Kaq mandate do të marrim, pavarësisht sesi duan ata. Shqiptarët duan që politika të tejkalojë vetveten. Kësaj do i vihem në dispozicion”, deklaroi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb