TIRANE- Deputeti Ben Blushi iu përgjigjet sot kryeministrit Rama për deklaratat e këtij të fundit në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24, aty ku kreu i qeverisë i përmendi Blushit tre romanet e shkruar prej tij në kohën që ishte deputet i PS-së. Sipas Ramës, Blushi nuk bëri asnjë punë kur ishte ministër në qeverinë e Fatos Nanos, ndërsa në tre vitet e fundit, me atë vetë kryetar partie shkroi tre romane.

Ndërsa Blushi sot në një status në “Facebook” i ka kthyer një përgjigje të shkurtër por tepër doza ironie ku shprehet: “Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”

Kryeministri Rama iu drejtua mbrëmë edhe deputetes Mimoza Hafizi, duke thënë se “tani le të hajë përshesh në partinë e re të Blushit”, por ajo u shpreh se përgjigjen do ia japë nga foltorja e Parlamentin.

DEKLARATA E RAMES MBREME NE “STUDIO E HAPUR”

ENI VASILI: Do doja të flisnim për një ish-mikun tuaj, Ben Blushin, i cili javën e kaluar deklaroi tërheqjen e tij nga PS. Ju e gjetët në atë parti në fakt. Ai ju ndihmoi që ju të hynit në atë parti. Si ndiheni për largimin e tij?

EDI RAMA: Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin.

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: