TIRANE- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë detaje se kur do të heqë dorë nga politika, ndërsa theksoi se ku vendim do të jetë vetëm i tiji. I ftuar në ‘Top Story’ kryeministri pohoi se në momentin kur t’i shterojnë energjitë me të cilën ai punon, do ta vendos ai momentin se kur do të largohet.
“S’ka filluar mandati i dyti, i treti është shumë larg. Kjo është çështje, të paktën për mua. Nuk e jetoj politikën për asnjë,. Përveçse për emisionin e jashtëzakonshëm për të lënë gjurmë. Të tjerat janë gjëra për mua dytësore. Në këtë aspekt, besoj se arsyeja që kam përçuar këtë energji, vjen që e kam brenda. Kur mos të ndjejë këtë energji që do më mungojë, nuk ka nevojë fare që të më thotë dikush tjetër, pasi vetëvetiu nuk është jeta që unë jetoj. Kështu që është e kot që të flasim për këtë. Do ja dal, Pasi në momentin kur të largohem, do të largohem kur të vendos unë, dhe jo kur të thonë njerëzit jo se ‘na erdhe në majë të hundës’”, pohoi Rama. Ndërkohë, Sokol Balla e pyet: ‘Si Tony Blair?’, ndërsa Rama i përgjigjet: “Jo, larg qoftë. Ai ishte një vendim i detyruar”.
Sakaq, Rama nuk kurseu as batutat në mbyllje të intervistës, kur mori dhe një urim për ditëlindjen nga gazetari Balla.
“Gëzuar ditëlindjen, se e keni pasur dje”, tha Balla, ndërsa Rama ia kthehu gjithë humor: “Të rrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ne…”.
(ed.me/BalkanWeb)
