TIRANË

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur dhe për raportin e Presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama. Kryemadhi tha në “Kjo Javë” në News24 se Rama është shkaktar i shpartallimit të marrëdhënies me Presidentit, por dhe nxitës i çekuilibrimit të gjitha institucioneve.

“Edhe ndonjë diskutim të tillë mund ta kemi pasur në distancë në aspektin njerëzor. Marrëdhënia e Metës me Ramës është një marrëdhënie e cila për hir të së vërtetës është marrëdhënie që Rama ka qenë jo vetëm shkaktari i shpartallimit të kësaj marrëdhënieve, por edhe nxitësi i çekulibrimit të gjitha institucioneve. Rama duke qenë kontribuuesi kryesor i kësaj shpërbërjeje institucionale, normal që do kemi një reagim që për mua duket shumë natyral, duke pasur parasysh që kemi një km që nuk arrijmë dot t’i shohim dhe mimikën për mënyrën se si artikulon”, tha Kryemadhi.

Ajo paralajmëroi për rezultate surprizë të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit.
“Jam shumë krenare që drejtoj LSI-në, për shkak se është një forcë që e ka themeluar Ilir Meta, por jo vetëm por me shume të rinj e të reja që janë kontribuues kryesor dhe sot janë shtylla kryesore dhe vazhdojnë të japin kontribut të drejtpërdrejt jo vetëm në hartimin e programit por dhe artikulimin e programit.
Vërtetë rezultatet e LSI-së janë rezultate të cilat do të jenë surprizë jo vetëm për mediat dhe opinionin publik por nuk do jenë surprizë për LSI-në dhe socialistët. Sepse ajo që dua të theksoj është që pavarësisht se imponohet dhe instrumentalizohen dhe paguhen jashtëzakonisht shumë televizione, apo edhe individë që për hir të pandemisë dhe krizës ekonomike e kanë shumë të vështirë që të ndryshojnë standardin e jetesës së familjeve të tyre, atëherë e shesin veten e tyre shumë lirë po themi, në rastin e prezantimeve të sondazheve të Edi Ramës për të çorientuar në njëfarë mënyrë opinionin publik.
Por në fakt ndodh e kundërta, sepse frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimi që ai i bën situatave të krizave, që jo vetëm që nuk zgjidh kriza, por e rivendos krizë mbi krizën, i bën njerëzit që të shkojnë me vrap në qendrat e votimit dhe të votojnë kundër tij’.”, deklaroi Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: