TIRANE

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama vijojnë debatin në distancë, përmes rrjeteve sociale, debat i lindur pas refuzimit që kreu i shtetit i bëri emrit të Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm.

Ironik ndaj Presidentit, i cili në një postim të mëparshëm e quajti atë ‘usta’ që po kthem Ministrinë e Jashtme në autoshkollë, Rama e konsideron Metën shkelës të kushtetutës, ndërsa shkon edhe më tej kur shkruan se është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave

Nga ana tjetër, kryeministri paralajmëron se shumë shpejt Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj ‘maskarade’.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave.

Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: