SHBA

Rami Malek fitoi çmimin kryesor për aktorin më të mirë duke rrëmbyer edhe të parin Oscar në karrierën hollivudiane. Aktori 37-vjeçar me prejardhje egjiptiane mbajti dhe në fjalim emocionues pasi mori statujën e artë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai u shpërblye për interpretimin fantastik të këngëtarit të ndjerë, Freddie Mercury në filmin “Bohemian Rhapsody”. “Im atë ishte egjiptian. Jam amerikan i gjeneratës së parë dhe një pjesë të historisë sime po e shkruaj tani”- tha 37-vjeçari.

Megjithatë, fjalimi nuk e mbylli pa një deklaratë dashurie duke treguar se është në lidhje me aktoren, Lucy Boynton, e cila luajti në të njëjtin film me Malekin duke interpretuar rolin e Mary Austinin, të dashurën Freddie Mercury.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: