Aktivisti Arben Kola, në fjalën e tij në protestën e 118 tha se Edi Rama shpërdoron paratë e shqiptarëve, teksa ka pronotuar në Nju Jork një dhomë hoteli që kushton 15 mijë dollarë në natë.

Kola tha se të njëjtin veprim e ka bërë edhe Taulant Balla, që fle në Nju Jork në dhomë që kushton 10 mijë dollarë në natë.

Arben Kola: Ne duhet të vazhdojmë me betejën se Rama do jetë te Asambleja e OKB-së Ramoviçi. Ndërkohë që pensionistët vuajnë, spitalet nuk kanë ilaçe, Rama fle në dhomë me 15 mijë dollarë nata, kurse Tao flet në dhomë me 10 mijë dollarë nata.

Ne duam dorëheqjen e kryeministrit Rama, të krijohet qeveri e re tranzitore, ndryshime kushtetuese, që ka marrë peng vendin që në vitin 2008, ku kryetarët e partive kanë shumë pushtet, kërkojmë që kryeministri të mos jetë në pushtet më shumë se dy mandate. Ne duam dorëheqje e vetëm dorëheqje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: