Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon këtë të enjte organizon seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja i cili do të paraqesë raportin lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2021.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00.

Ndërkohë të hënën ora 12.00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Larë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, do të paraqesë raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021.

“Këto raportime bëhen në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit Nr.97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, për të raportuar të paktën një herë në vit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, lidhur me ecurinë e veprimtarisë së strukturave të sipërcituara.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb