Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY njoftoi sot 1044 raste të reja të virusit të ri në vend, nga të cilët 9 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 105271. Ndërkohë që 600 pacientë po trajtohen të intubuar, 581 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu sot janë publikuar 85 vdekje të reja të regjistruara duke shkuar në 2406 vdekje gjithsej në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: