TIRANË

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka kërkuar sot përmes një deklarate për shtyp  institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve, të cilët bën kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për  akuzën e vrasjes së katër policëve në 2009.

Ajo u tregua besimplotë se KLGJ-ja do të veprojë në kohë të shpejtë ndaj tre gjyqtarëve, të cilët sipas saj, kryen një akt të paprecedentë me vendimin e marrë.

“Jam sërish këtu para jush  për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.

Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite.  Për këtë arsye i jam drejtuar  KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve.  Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha mes tjerash Gjonaj.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb