TIRANË

Drejtori i Spitalit COVID2, ose ndryshe Sanatorimit Perlat Kapisyzi ka folur në “Kjo Javë” në News24 edhe për rastin e sanitares Tire Alldervishi, e cila zhvati të afërmit e një pacienteje me COVID-19 duke u hequr si infermiere dhe duke premtuar shërbim.

Kapisyzi tha se ishte tronditës dhe se sanitarja mashtroi personelin duke thënë se pacienten e kishte teze. Ai tha se pacientja është ushqyer dhe nga doktoresha.
“Ishte tronditës sepse të gjithë ne ishim me vëmendjen për të shpëtuar sa më shumë jetë. Personeli shëndetësor ishte tek koka e pacientëve pa pasur merakun dhe frikën se po infektohen dhe u tronditëm se thamë ku jemi ne që po bëjmë gjithë këtë dhe ku na doli një person, një fenomen i tillë në një situatë të tillë sepse fenomene të tilla ka pasur. Masat janë marrë jo kur ndodhi fenomeni i Tires, por masat kanë qenë që më përpara. Me kuti për ankesat, me quiz anonime, i shpërndanim tek pacientët, i merrnin çfarë kishin. Ndodhi një fenomen që mund t’i ndodhë kujtdo. Sanitarja mashtronte personelin dhe i thoshte që e kam teze. Pacientja thoshte e kam mbesë sanitaren. Kjo zonjë nuk ngelte pa ngrënë, përveç ushqimit tonë, merrte dhe nga shtëpia. Ushqehej nga personeli jonë, është ushqyer dhe nga doktoresha. Ajo ka ndodhur jashtë mureve të spitalit, familjarë me Tiren.
Një gjendje e tillë që jo vetëm unë por i gjithë personeli thoshte na hodhi poshtë gjithë punën që kemi bërë. Një trishtim”, tha Kapisyzi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb