Pas aksidentit të rëndë ku humbi jetën drejtuesi i autobusit Redion Hasimi dhe u plagosën 12 pasagjerë, ka reguar edhe Spitali i Traumës.

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma deklaroi se 2 shtetas të huaj po iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale dhe janë në gjendje të rëndë.

Njëri prej të miturve deklaroi ai është në gjendje stabël ndërsa tjetri ndodhet në sallë.

 

“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, deklaroi mjeku.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb