Real Madrid shet xhevahirin Martin Odegaard tek Arsenal. 6 vite më parë Los Blancos e morën adoleshent për rreth 3 mln euro te klubi norvegjez Stromsgodset. Sot tashmë është 22 vjeç, në kulmin e formës, por nuk ka vend për të te skuadra e Ancelottit.

Duhet të ishte një aventurë e bukur, por “Bernabeu” u kthye në një “tranzit” për talentin norvegjez, që nisi udhëtimin e tij nëpër huazime pa u stabilizuar askund! Më në fund, Real Madrid vendosi të shesë Martin Odegaard tek Arsenali pas huazimit të vjetshëm!

Spanjollët do të përfitojnë nga ky transferim 40 milion euro, ndërkohë që zbulohet se në marrëveshje do të jetë edhe një klauzolë. Reali ka të drejtë që ta blejë në të ardhmen Odegaard, me të njëjtën shumë që do t’i ofrojë ndonjë klub tjetër Arsenalit.

Madrilenët do të kenë të drejtën të vendosin, ose ta blejnë vetë, ose t’i hapin rrugë transferimit në klubi tjetër. E ëndërroi Realin për shumë vite dhe priti momentin e tij, por ndoshta edhe shkak pandemia, sot Perezit i duhen paratë dhe jo talenti i tij, që ndoshta mbeti në gjysmën e rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb