Udhëheqësi kinez Xi Jimping, presidenti iranian Ebrahim Raisi si edhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një samit online.

Kjo është hera e parë që Putini është shfaqur në skenën botërore në një samit ndërkombëtar që nga rebelimi i armatosur i grupit të Wagner.

Në fjalën e tij Putini u shpreh: ‘Solidariteti dhe përgjegjësia e lartë për fatin e atdheut u demonstrua nga qarqet politike ruse dhe e gjithë shoqëria duke dalë si një front bashkuar kundër tentativës për rebelim të armatosur. Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar kolegët e mi nga vendet (SCO) që kanë shprehur mbështetje për veprimet e udhëheqjes ruse”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb