PARIS– Presidenti Emanuele Macron ka bërë sot thirrje për të mbështetur referendumin në Maqedoni, i cili do të mbahet më 30 shtator.

Përmes një videomesazhi, Macron i drejtohet qytetarëve të Maqedonisë, që të marrin pjesë në votime për njohjen e emrit. Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës duhet të mbështetet.

Macron pohoi se marrëveshja me Greqinë siguron të ardhme për vendin dhe se beson në urtësinë e qytetarëve.


“Duhet mbështetur Marrëveshja e Prespës. Marrëveshja e Prespës, e ardhmja e Maqedonisë”, thotë në mesazhin e tij Macron.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb