TIRANË

Teksa iu përgjigj akuzave se takohet me subjekte të OFL, Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për media se më 26 prill OFL do të fillojë punën me një ritëm të paparë.

Kreu i Shtetit iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se nga 26 prilli nuk do të preket asnjë ligj i Reformës në Drejtësi, por do të punohet me ligjet e tij.

“Unë takohem me gjithë Shqipërinë. Zero subjekte të OFL takoj. OFL do fillojë punën me një ritëm të paparë më 26 prill. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket, do të punohet me ligjet e tij. Çdo gjë do të bëhet siç do ai, të mos mërzitet fare”, tha Meta.

Ndërkohë, pyetjes “A jeni i zhgënyer nga SPAK, prisni rezultate për denoncimet?”, Meta iu përgjgj se “Nuk pres asnjë rezultat, zero, janë trefishuar rastet e denoncimeve në rast mëe zgjedhjet e kaluara. Do shihni si mbyleln raste të blerjes së votave, ndërhyrjes së administratës. Populli do të vërshojë drejt kutive, dhe sovrani do marrë të gjitha fuqitë që iu morën nga modeli i Shijakut e Dibrës, e që ka bllokuar integrimin e Shqipërisë. Edhe nëse nuk do i arrestojë Policia këta, do i arrestojë populli. Atë furgonin e Beratit duhet ta kishte arrestuar Policia e Rilindjes.

Se janë shumë furgona që lëvizin në Shqipëri me miell, oriz, makarona e lekë. Edhe këta rrugaçë do i arrestojë populli. Por Policia dueht të jetë e paanshme. Nëse Policia do e bëjë punën e saj, s’ka vend për tension. Unë i dhashë një këshillë zonjës Kejdi, se s’kam kohë ta takoj, të bëjë si të dojë. Do ia kisha dhënë kujtdo. Sepse si President çdo sekondë që vjen të shpëtojmë zgjedhjet. Nëse do hyjmë tek lojërat e provokimet e të marrit, që e çmendi këtë vend, mos bëjnë më lojën e tij edhe padashje. Do kemi çdo 2-3 orë. Mehmetaj të flasë me ata të PS, vij unë ja vendos posterat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb