Werder Bremen ka marrë vendim të ashpër ndaj Naby Keita-s, i cili refuzoi të futej në fushë si zëvendësues në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Bayer Leverkusenit. Mesfushori pezullohet kështu deri në fund të sezonit, teksa nuk i shpëton dot as gjobës.

“Werder Bremen e ka pezulluar Naby Keita deri në fund të sezonit. Gjithashtu, klubi i ka vendosur një gjobë të konsiderueshme mesfushorit. Tani e tutje, 28-vjeçari nuk do të stërvitet me skuadrën dhe nuk do të jetë në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë” – Shkruan klubi i Bundesligës për ish-lojtarin  e Liverpool.

 

 

(J.S/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb