Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi njoftoi sot për 3,593 raste të reja të Covid-19 në vend, nga të cilët 15 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 482,145. Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 142 pacientë janë të intubuar në ICU.

Që nga fillimi i pandemisë, 2,794 pacientë janë lëshuar nga ICU. Ndërkohë 8 vdekje të reja të pacientëve me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 12,911 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: