Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë identifikuar 2665 raste të reja me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 30 qytetarë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 29 205 viktima, prej të cilëve 95.5 % e tyre kishin sëmundje shoqëruese, dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70 –vjeç.

Ndërkohë 235 pacientë ndodhen të intubuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb