Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Greqi arriti shifër rekord sot, diçka që pritej për shkak të situatës epidemiologjike që mbizotëronte ditët e fundit, shkallës së rritur të pozitivitetit (mbi 10%), por edhe numrit më të madh të testeve të kryera.

Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 3586 infeksione të reja Covid-19 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 242.347.

Gjithashtu, sipas informacionit zyrtar, 699 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 1613 pacientë janë larguar nga ICU. Njëherësh sot u konfirmuan edhe vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 që janë 51, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 7,582 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb