Pavarësisht se u kthye te fitorja në ndeshjen e dytë për eliminatoret e Euro 2020 kundër Andorrës, kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të humbasë terren në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Qeveria botërore e futbollit ka publikuar klasifikimin mujor të përditësuar, ku skuadra kuqezi ka zbritur me një pozicion dhe tani mban vendin e 62-të.

22
22

Në këtë rënie ka ndikuar humbja në shtëpi kundër Turqisë në sfidën e parë të Grupit H, por edhe ecuria e skuadrave të tjera që kanë bërë më mirë se kuqezinjtë. I ndryshëm është diskutimi për Kosovën, e cila prej muajsh njeh vetëm ngjitje në klasifikimin e FIFA-s.

31
31

Përfaqësuesja kosovare ka fituar edhe tre pozicione pas rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit dhe tani renditet në vendin e 127-të. Nuk ka ndryshime mes kryesuesëve të renditjes së përgjithshme botërore.

Vend
Vend

Belgjika mban vendin e parë, e ndjekur nga Franca kampione e botës dhe Brazili. Ndërkohë, një rritje të ndjeshme në muajin e fundit kanë patur Anglia dhe Uruguaji.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb