AFGANISTAN

Pritej një luftë e madhe për Kabulin, por talebanët kanë hyrë pa shumë zhurmë në kryeqytetin e Afganistanit teksa Presidenti Ashraf Ghani vendosi fshehtazi të largohet për në Taxhikistan.

Përveç disa të shtënave rrugëve të Kabulit, nuk raportohet për rezistencë nga ana e forcave qeveritare afgane për të penguar talebanët në misionin e tyre.

Madje ka pretendime nga talebanët se forcat e sigurisë kishin dezertuar postet e tyre dhe për këtë qëllim u futën dhe lehtësisht në Kabul.

Ndërkohë SHBA dhe vendet e Europës nxitojnë të evakuojnë stafet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb