SHBA-Reperi shqiptar me famë botërore Action Bronson (Arian Asllani), ka performuar me flamurin shqiptar gjatë një koncerti në Portland të Shteteve të Bashkuara. Bronson po këndonte këngën e të famshmes Tracey Chapman “Give me one reason”, ndërsa është mbështjellë me flamurin kombëtar.
Action Bronson krahasohet nga mediat dhe fansat në Amerikë në një nivel me Eminem, ndërsa albumi i tij “Mr Wonderful” ka hyrë direkt e në vend të shtatë në listën e albumeve më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(d.d/BalkanWeb)
