Ndërsa shumë njerëz ankohen se janë mërzitur në karantinë nga rutina e përditshme dhe mungesa e aktiviteve, ka njerëz të cilët këtë periudhë të vetizolimit po e shfrytëzojnë në maksimum për të punuar.

Në mesin e tyre janë edhe artistët të cilët duan të argëtojnë fansat në këtë kohë pandemie.

Adhuruesit e reperit më të famshëm shqiptar, Unikkatil, nuk do të presin shumë gjatë për një projekt të ri nga ai.

Viktor Paloka, në një postim në rrjetin social Instagram për ta paralajmëruar një këngë të re. Dhe reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, të cilët janë shprehur të entuziazmuar me lajmin.

“Po mendoj ndoshta nuk është keq për të publikuar diçka gjatë kësaj karantine”, shkruan reperi poshtë një fotografie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb