Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti deklaroi se VV-ja nuk është e interesuar që të qeverisë vetë vendin. “Resurset i kemi, por dëshirën jo”, është shprehur Zaimi në emisionin “A Show”, në televizionin T7. Ai tha se Vetëvendosja nuk ka dëshirë që të qeverisë në minorancë.

“Nuk dëshirojmë qeverisje të minorancës, se kjo i hap rrugë abuzimeve me pushtetin në të ardhmen”, ka deklaruar Zaimi. Sipas tij, “nuk është mirë të vendosen precedentë papërgjegjshmërie”. Teksa foli për marrëveshjen me LDK-në, Zaimi tha se kjo gjë edhe mund të mos arrihet.

“Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje, sepse nuk dëshirojmë të shohim se çka ndodhë nëse dështojmë. Pavarësisht lëshimeve që po bëjmë, do t’i shqyrtojmë mundësitë e tjera”, ka shtuar Zaimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: