Në mes të skenave më të rëndësishme të ‘Revenant’, filmi i fundit i Alejandro Gonzalez Inarritu, ku protagonist është Leonardo Di Caprio, është edhe momenti ku ai plagoset nga ariu shumë keq.

Që plagët të duken sa më origjinale, artisti britanik i make-up Duncan Jarman, e ka pikturuar atë për rreth 5 orë.

Që truku të dukej sa më perfekt Jarman dhe skuadra e tij kanë bërë kërkime të shumta rreth tipit të plagëve që shkaktojnë arinjtë tek njeriu.

Rezultati ka qenë mbresëlënës, aq sa së bashku me Sian Grigg dhe Robert Pandini, artistët kanë marrë çmimin si trukimi më i mirë në Oscar 2016.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: