Pasi mbyllën një sezon të dështuar në çdo aspekt, te Teuta kanë nisur punën për sezonin e ri. Pa Evropë, rrjedhimisht pa para ekstra, në Durrës po punojnë fillimisht me merkaton në hyrje teksa nga radhët e bregdetarëve janë larguar një pjesë e madhe e lojtarëve që mbyllën sezonin e fundit.

Së fundmi, klubi i Teutës, me anë të një njoftimi për mediat kanë zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimin me tre lojtarë, Asion Daja, Jahmir Hyka dhe Ruben Acquah. Klubi i falënderon të tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’.

Teuta
Teuta

Ndërkohë një ditë, Teuta njoftoi afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese Uheid Hoxha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: