Donald Veshaj thjesht nuk mund të ndalet së shkruari për Bora Zemanin. Ai ka publikuar këngën e re me titull “Hesht” që duket një dedikim i ndjerë dhe romantik rreth ribashkimit të tyre pas ndarjes së aktorit nga Beatrix Ramosaj.

Mes vargjesh, aktori shprehet se e ‘ka thyer’ të gjithë e dimë se është referencë e lidhjes së tij në ‘Big Brother VIP’ dhe gjithashtu shton se po mendon për të me lot në sy: “Tu mendu për ty jam, tu mendu sa shumë të kam dashur dhe të kam thyer. Tu mendu për ty jam, tu mendu për ty me lot në sy.”

Ai i lutet ‘asaj’ mos të larghet pasi në mëngjes ajo nuk është në shtrat dhe për këtë pyet se ‘pse nuk po na lënë bashkë: “Të lutem rri edhe pak. Mos ik këtë natë. Mëngjesi vjen dhe ti nuk je në shtrat. Pse s’po na lejnë ne me kon bashkë? E me i kap yjet nalt?”

Bora Zemani Donald Veshaj 10
Bora Zemani Donald Veshaj 10

“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë. A po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, Unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– janë disa nga vargjet e tjera të këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.

Sakaq, në refren ai i lutet mos të flasë duke u shprehur se e kupton më mirë me sy se me fjalë: “Të lutem mos fol ti. Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë. Hesht e mos fol ti. Jo mos kij frikë se nuk jena tu bo faj.”

Pas daljes nga formati Donaldi i dedikoi asaj këngën ‘Nuk je’ ku shprehte ndjenjat e tij rreth mungesës së Borës dhe i lutej për dashuri. Po ashtu, në bashkëpunim me Elgit Dodën kanë shkruar një triologji rreth historisë së tyre që u publikua gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP’.

Ishte pikërisht nata përmbyllëse e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, vendi që Bora Zemani dhe Donald Veshaj zgjodhën për të dalë publikisht krah njëri-tjetrit.

Fotoja e publikuar nga Semi Jaupaj ku duket aktori në mes të dy vajzave duke i përqafuar ndërsa ato shfaqen shumë të qeshura, bëri xhiron e rrjetit në më pak se 24 orë.

Bora 3
Bora 3

Sakaq kujtojmë që me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.

Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin./PanoramaPlus/

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb