Këngëtarja e fashme e muzikes pop Rihanna mund të shtojë një emër të ri në listën e saj të arritjeve pasi ajo është cilësuar si ambasadore nga qeveria e Barbados.
Artistja, emri i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë” për vendin e saj të enjten e kaluar.
Roli përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve.
Kryeministrja Mia Amor Mottley tha se ajo ishte e nderuar të jepte titullin. “Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si ajo i jep përsëri këtij vendi dhe vazhdon të thesarizojë ishullin si shtëpinë e saj” , u shpreh Mottley në një deklaratë të qeverisë.