SHBA

Duket se serisë së dytë të filmit “Black Panther” do t’i shtohet edhe një personazh mjaft i popullarizuar. Është ajo artistja e njohur, Rihanna, e cila së fundmi ka nxitur spekulime se ka pranuar rol në film, raporton Daily Mail.

32-vjeçarja është bërë pjesë e aludimeve, pasi në një kërkim në ‘Google’, emri i saj rezulton në grupin e aktorëve. Njëri prej komentuesve në rrjetin social Twitter shkroi:

“Nuk e kam parë kurrë Rihannna duke aktruar. Si e kaloi audicionin për filmin Black Panther 2?”.

Në mesin e shumë komenteve, thuhej se ndoshta ajo do të jetë pjese e vetëm ndonjë kënge në film. Sidoqoftë kësaj, krah Rihannas është parë edhe emri i Michael B Jordan, Winston Duke dhe jo vetëm
.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: