Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka patur reshje më të dendura. Duke marrë shkas nga situata në fjalë, është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese, të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat.

Reshjet kanë filluar prej mëngjesit të sotëm me intesitet të ulët ndërsa në disa vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e borës varion nga 3 deri në 5 cm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: