Në Qarkun e Korçës janë rikthyer sërish reshjet e dëborës, të cilat kanë qenë prezente gjatë natës, ndërsa vijojnë të jenë ende prezente, por me intensitet më të ulët.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm.

Aktualisht në të gjitha akset nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme, por rekomandohen gomat dimërore.

Nga kontraktorët është punuar për mirëmbajtjen dimërore me pastrime e kriposje ndërsa grupet e punës janë ne gatishmëri për proceset e punës për mirëmbajtjen dimërore gjate ditës se sotme.

Gazetarja Kodra raporton më tej se për shkak të situatës janë shfaqur probleme me energjinë elektrike në disa fshatra, në njësinë e Dardhës dhenë Trebinjë, Gora Panarit, Osnat, Dredushë, Niç dhe Sterkanje.

Për shkak të situatës kanë probleme me energjinë elektrike disa fshatra në njësinë Dardhas së bashkisë Pogradec,Trebinja dhe Gora në Maliq.
Në fshatrat e thellë trashësia e dëborës më e madhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb