Netët korçare të poezisë një aktivitet kulturor i përvitshëm është zhvilluar këtë fundjavë në edicionin e tij të 27-të në qytetin e Korçës.

Mbi 30 poetë dhe shkrimtarë të spikatur nga të gjitha trevat shqiptare por edhe nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar këtij aktiviteti të madh që realizohet pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë.

Në natën e parë të këtij festivali janë recituar poezitë përshëndetëse nga poetët pjesëmarrës në bibliotekën e qytetit Thimi Mitko.
Netët Korçare të Poezisë që kanë rrugëtuar në një periudhë të gjatë në qytetin e Korçës, e kthejnë këtë qytet në qendrën e lirikës korçare, një aktivitet që ka marrë nga viti në vit një dimension më të gjerë edhe për poetët nga diaspora, të cilët e shohin si një vendtakim për krijuesit.

Sipas ritualit, në prani të të ftuarve, në lulishten Vangjush Mio të qytetit të Korçës, aty ku blerojnë edhe pemë të tjera që i përkasin poetëve u mboll edhe këtë vit “pema e poezisë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: