TIRANË- Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi në Tiranë, simpoziumin ndërkombëtar “ Ringritja e Bektashizmit përmes traditës së Ehli-Bejtit dhe roli historik i Dede Reshat Bardhit”.

Në këtë simpozium morën pjesë përfaqësues të institucioneve shteterore, diplomacisë dhe fesë.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i pranishëm në këtë konferencë, vlerësoi aktivitetin e komuniteteve fetare në vendin tonë, që siç u shpreh ai, “na nderojnë në botë si shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare”.

Gjatë simpoziumit ndërkombëtar u hodh dritë mbi veprën e Dede Reshat Bardhit. Në Shqipëri, bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII, e më pas njohu vetëm rritje, si në numrin e madh të dervishëve, baballarëve ashtu edhe të besimtarëve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: