Profesori i Komunikimit Artan Fuga me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për të kthyer sërish studentët në auditore.

Fuga shprehet se Ministria e Arsimit po kryen sulm mikro-biologjik, duke shtuar se po ashtu po shkel autonominë e Arsimit të Lartë. Po ashtu, Fuga i bën thirrje Departamentit të Shëndetit Publik në PD që të reagojë për situatën.

Postimi i profesorit Artan Fuga:

Tani po pres reagimin e departamentit të shëndetit publik të partisë demokratike!

Pasi ka kërkuar sigurimin e jetës të fasonëve duke kërkuar të ndalojë puna pa kushte atje, të shohim sa orë e ditë i duhen për të reaguar ndaj sulmit mikrobiologjik që ministria e arsimit në kundërshtim me autonominë universitare, kundër ligjeve në fuqi, pa krijuar asnjë kusht dhe dhënë asnjë mbështetje çon rininë studentore dhe pedagogët drejt një rrisku masiv e drame kolektive, me pasoja të mundshme kombëtare, pa argument, dhe duke rikthyer udhëzimet për mësimin në distancë!

Rinia dhe inteligjenca shqiptare universitare po bëhen kavie të një eksperimenti bakterologjik a mikrobiologjik, po i cojnë drejt një rreziku me pasoja genocidare, dhe departamenti i shëndetësisë ende nuk po reagon!

A ka më ndonjë doktor atje!

Cudia e madhe!

Apo ndofta do të kemi një reagim andej nga Viti i Ri!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb