Mesfushori i talentuar, Zaire Emery do të qëndrojë te PSG. Klubi parisien dhe lojtari kanë gjetur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit, edhe pse mungon një njoftim zyrtar.

Sipas Footmercato, zyrtarizimi është çështje kohe. Lojtari në fjalë ka një marrëveshje ekzistuese deri në vitin 2025, por synohet “blindimi” i tij, duke patur parasysh interesimin e skuadrave të tjera! Emery ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Në edicionin e kaluar, ai zhvilloi 26 takime në “Parkun e Princave”.

17-vjeçari shihet si futbollist me prespektivë dhe trajneri i PSG, Enrique beson në aftësitë e tij. Ndërkohë që vlen të theksohet se në Paris ka shumë çështje të hapura, të cilat presin zgjidhje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: