SHBA – Instagram po shton tipare të reja në të gjitha anët. Rrjeti social, që është në pronësi të Facebook ka lajmëruar se do të shtoj tiparin e ruajtjes së postimeve, ose ‘Saved Posts’ për aplikacionet mobile në Android dhe iOS.

Për të shtuar ndonjë postim në ‘Saved Posts’ thjesht klikoni në ikonën e re ‘bookmark’, që do të shfaqet nën secilën foto që paraqitet në faqën kryesore. Postet të cilat i ruani përmes ‘bookmark’ do të jenë të gatshme për t’i shfletuar më vonë në rubrikën e re ‘Saved Posts’.

Sektori për postimet e ruajtura ‘Saved Posts’ do të jetë privat që do të thotë se vetëm ju mund t’i shikoni ato postime. Funksioni i ri vjen me versionin 10.2 të Instagram që është i gatshëm për shkarkim tani në iTunes App Store dhe në Google Play Store.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: