Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar deputetin socialist Paulin Stërkaj se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe prostitucioni në kohën kur ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.

Ristani në Kuvend tha se akuzat e tij bazoheshin në një dokument zyrtar me firmë e vulë të SHISH, të cilin e tregoi para Parlamentin, që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta ku shkruheshin akuzat ndaj Stërkaj.

“Është shumë e mirënjohur nga i gjithë publiku shqiptar, fakti që aleanca e sotme që qeveris Shqipërinë, mori emrin Aleanca e qelbësirave! Kështu ja vunë gazetarët e asaj kohe, emrin kësaj aleance duke thënë se duhet të mblidheni të gjithë qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti
Pra ishte motoja e asaj kohe, e asaj aleance për të marrë pushtetin, që duuhet të bashkoheshin qelbësirat e të merrnin pushtetit. Dhe Ashtu ndodhi, u grumbulluan bashkë njerëz që kishin sharë e kërdisur njëri tjetrin me fjalë nga më të ndyrat dhe më të ultat, mashtrues të nivelit superior”, tha ai.

Sipas Ristanit, maxhoran mblodhi rreth vetes vrasës, trafikantë prostitutash, trafikantë droge, hajdutë dhe mbushi këtë parlament.

“Rasti më i fundit që më duhet të jap një përgjigje një përfaqësuesi të mazhorancës i cili doli këtu pak më parë dhe u mor me kreun e PD në Malësinë e Madhe z. Anton Koka i cili është një burrë i nderuar, është një familjar i nderuar, është një politikan i mirë të cilin demokratët atje e zgjodhën për të drejtuar degën e PD. Dhe pa qenë asnjë pjesë e diskutimit këtu në Parlament u detyrua të dëgjontë gënjeshtrat e kësaj pjese. Tani për atë që foli këtu, unë kam një dokument zyrtar me firmë dhe vulë që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm. Sipas këtij dokumenti thuhet që shefi i Komisariatit të policisë së Lezhës Paulin Sterkaj, merrej me trafik droge dhe prostitutash. Po e citoj dhe s’dua të lexoj emrat e tjerë por është me firmë e me vulë. Merrej me trafik droge dhe prostuticion, me dokument. Sa për të thënë, ose për të ilustruar se cfarë ka mbledhur Aleanca e cila mori pushtetin due rrëzuar Sali Berishën”, deklaroi Ristani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: