TIRANE

Rita Ora drejt Hollywoodit ku së fundmi do të shfaqet në një film. Ajo e provoi për herë të parë veten si aktore në filmin, Fifty Shades of Gray” me një pjesë të vogël.

Në trailerin e filmit Twist, që është dhe kryevepra e Charles Dickens, Rita është zgjedhur për të luajtur rol protagonist, atë të Dodge. Dje është publikuar traileri i filmit dhe Rita shfaqet tërësisht e transformuar.

Sipas Sky Cinema, ky film është një aventurë e vërtetë dhe mediat shkruajnë se Rita ka shkëlqyer në rolin e saj. Përkrah Rita Orës, luajnë dhe Ralf Low, me rolin kryesor atë të Twist, Lena Headey, Sir Michael Caine, Franz Drameh dhe David Wallaims.

Në librin e famshëm ‘Oliver Twist’, personazhi Oliver, lind në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Nëna e tij vdes gjatë lindjes së tij dhe ai dërgohet në jetimore, ku trajtohet keq, dhunohet dhe keq ushqehet. Por sipas deklaratave versioni modern është shumë ndryshe nga ai klasik.

Rita Ora është shprehur nëpërmjet një postimi në Instagram, se është një nder i madh për të të interpretojë përkrah kastit të aktorëve të famshëm. “Tëist” pritet që të dalë në kinema në vitin 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb