TIRANË-“Ajo duket e tmerrshme. Mia duhet të ishte një vajzë e ëmbël. Rita duket si një mashkull”- kështu e ka përshkruar një fans rolin e Rita Orës në filmin e ri “50 Shades of Grey”.

Megjithëse Ritës i është besuar njëri nga rolet kryesore në filmin e shumëpërfolur, këngëtarja me origjinë shqiptare është kritikuar shumë për paraqitjen në këtë film.

Krijuesja e hitit “ Shine Ya Light” ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet në rolin e Mia, mirëpo të shumta kanë qenë komentet e njerëzve që janë shprehur kundër paraqitjes së saj në këtë film.

“Më vjen mirë që ajo do të luajë në film, por kështu nuk e kam menduar Mian. Më vjen keq”, ka shkruar një fanse.

“Ajo më shkatërroi shpresat e mia për këtë film. Filmi është shkatërruar nga zgjedhja qesharake e aktorëve! Pse Rita duhet të jetë e përfshirë në këtë film”, ka shkruar një fans tjetër.

Ndërsa Rita Ora duke reaguar kundër këtyre komenteve, ka shkruar: “Më pëlqen kjo. Mezi pres premierën e filmit”.

Filmi pritet të publikohet në Ditën e të Dashuruarve më 14 shkurt të vitit 2015.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: