Nga: ENEIDA CAKERRI
200 gr fileto pule
1 qepë në kubikë
200 gr oriz për rizoto
100 gr gjalpë
1 kungull
Kripë
Parmixhano
Lëng perimesh
100 ml verë të bardhë

Skuqim qepën në gjalpë derisa të zbutet dhe shtojmë mishin e pulës në copëza. Shtojmë edhe kungullin e grirë në rende. Pasi janë skuqur, shtojmë orizin dhe gradualisht ujin (rreth 700 ml) me garuzhde. Sapo të shterrojë, i shtojmë përsëri nga pak ujë. Në fund shtojmë akoma pak gjalpë për të lidhur rizoton, kripën dhe djathin e grirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb