Robert Pattinson bëri një paraqitje surprizë dhe pas Brad Pitt, edhe ai u shfaq me një fund në tapetin e kuq. Aktori i cili u bë i njohur për publikun me rolin e tij në serialin e filmave ‘Twillight’ u shfaq në spektaklin e Dior në Paris me një fund blu.

Aktori kombinoi një xhaketë ngjyrë kafe, kadife me një fund blu të ndezur. Ky “trend” është adoptuar së fundmi nga shumë personazhe të njohur të showbizit ndërkombëtar. Mes tyre ylli i filmit “Moon Knight”, Oscar Isaac, por edhe reperi Lil Nas që guxoi të dilte në skenë me një minifund ngjyrë rozë metalike.

Përveç kësaj, aktori Billy Porter, basketbollisti amerikan Russell Westbrook dhe reperi A$AP Rocky janë në listën e meshkujve që kanë guxuar këtë pamje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roboshayka (@roboshayka)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: