Politologu Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se në PD po kritikohet vetëm Basha e nuk po preket figura e Berishës.

Lami theksoi se lideri aktual i Partisë Demokratike ka pas hijen e ish-drejtuesit historik të partisë.

“Shumë mendojnë se Bashës mund t’ia marrin timonin e PD-së duke rivalizuar atë, e këtë gjë e ka bërë Topalli, Patozi. E, këta të fundit nuk ia kanë dalë. Basha e ka ndarë Partinë Demokratike. Basha akuzon kundërshtarin si autokrat, ka bazë patjetër. E thotë këtë, por Basha ka krijuar një profil ndryshe? Po të shikosh mënyrën si drejtohet PD-ja, një elektoral thotë çfarë ndryshimi ka Rama me Bashën. Kërkojnë shumë që të mos preket figura e Berishës.

Zoti Berisha ka merita shumë, por varet si e percepton publiku. Lëvizja për ndryshim për PD i vihet vetëm Bashës, por dihet se Basha ka një hije nga mbrapa e ky është Berisha. Nëse kjo lëvizje kritikon vetëm Bashën e jo Berishën, atëherë nuk ndryshon gjë brenda PD-së.”, u shpreh Lami.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: